Report TV - Basha - Kryemadhi me protestuesit drejt kryeministrisë

  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe me dhjetra mbështetës dhe ish-deputetë për t'ju bashkuar protestës tek Kryeministria.

Nga ana tjetër, nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, marshoi nga selia e LSI me mbështetësit e saj, për tu bashkuar në bulevard me protestuesit. Në këtë rrugëtim në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se vetë kryeministri Edi Rama është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme dhe madje po mendon sipas saj, edhe se cili do të jetë kryeministri i qeverisë së re.

"Hapet faqja e fillimit të negociatave, sepse negociatat nuk hapen nga një njeri që blen votat. AI ka problemin më të madh me besimin në vetvete, se një njëri që nuk beson në Zot nuk beson tek vetja. Rama po përgatitet për zgjedhje të prakohshme, madje po përgatitet edhe për një emër të kryeministrit të qeverisë së re", tha Kryemadhi.