Basha-Kryemadhi prijnë protestuesit drejt KQZ, dorëzohet lista me kandidatët refuzues

  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi , dhe liderët kryesorë të partive aleate, shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi janë lejuar të futen brenda ambienteve të KQZ-së, ku kanë takuar kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri.

Të gjithë protestuesit që ndoqën opozitën në marshimin nga parlamenti ku u mbajt përreth tre orë protesta, nuk u lejuan të kalojnë kordonin e policisë.

Brenda KQZ-së, opozita dorëzoi dorëheqjet e kandidatëve në listat pasuese të PD dhe LSI-së.

Recommended