Report Tv-Taulant Muka denoncon: Monika Kryemadhi doktoraturë me plagjiaturë
  • 5 years ago
Taulant Muka ka denoncuar në faqen e tij në Facebook se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën. Ish-zv/ ministri i Arsimit nxjerr edhe provat që sipas tij vërtetojnë skandalin e kopjimit të tezës së doktoraturës.

Muka shprehet se Kryemadhi e ka mbrojtur tezën në vitin 2015 pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me temë ?Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik?.

Por, ai thekson se pas kërkimeve në internet, rezulton se teza e Monika Kyremadhit është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri ?European Welfare States: Comparative Perspectives? me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Pak kohë më parë Muka denoncoi për plagjiaturë ish-zv/ ministrin e Arsimit Ervin Demo, të cilin Rama e shkarkoi, duke emëruar pikërisht studiuesin në vendin e tij(lexo këtu), por ky i fundit qëndroi vetëm dy javë duke u larguar, ndërsa sot denoncoi për plagjiaturë Kryemadhin.

DENONCIMI I PLOTË I TAULANT MUKËS
Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature! Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret). Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull ?Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik?, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.

Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/?/Doktoratura-Monika-K?

Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri ?European Welfare States: Comparative Perspectives? me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google

https://books.google.al/books?

Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit ?European Welfare States: Comparative Perspectives?, faqet 19-33.

Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.

Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit ?European Welfare States: Comparative Perspectives?, faqet 59-73.
Recommended