Report TV -Konstituohet bashkia e Fierit, Armando Subashi betohet për mandatin e dytë

  • 5 years ago
FIER-Pas Devollit ditën e premte, sot po konstituohet Këshilli Bashkiak i Fierit, ndërsa do të betohet për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste. Mbledhjen e hapi Prefekti i Fierit Baki Bala. Bashkia e Fierit ka 51 këshilltarë, 3 prej tyre të partive opozitare që garuan në 30 Qershor.

I pranishëm në konstituim ndodhet edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017. Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

Recommended