Armando Subashi për Report tv: Procesi i rregullt, më vjen mirë që PD na vëzhgon

  • 5 years ago
Kandidati i PS për Fierin, Armando Subashi deklaroi për gazetarin e Report tv Kristaq Thano se deri më tani procesi i zgjedhjeve ka qenë i qetë teksa shtoi se deri në fund të procesit do ketë një surprizë për sa i përket pjesëmarrjes.

"Numri i votuesve është shumë mirë. Deri në orën 19:00 besoj se pjesëmarrja do jetë një surprizë shumë e këndshme, sepse njerëzit duhet të votojnë për të ushtruar të drejtën kushteteuese. Sot është dita kur populli do i japë një mësim klasës politike e cila nuk mund të lozë se kur i do zgjedhjet. Kjo ditë do të ndajë njëherë e mirë periudhën e tranzicionit. Gjatë këtyre orëve nuk ka pasur asnjë problem. Më vjen mirë që kundërshtarët tanë politika jane kudo nëpër çdo qendër votimi për të dokumentuar çdo pa rregullsi. Objektivi jonë do jenë standardet", tha Subashi.

Recommended