Report Tv-Bashkia e Fierit dhuron librat falas edhe për klasat e pesta-ta

  • 6 years ago
Vendimi i qeverisë për shpërndarjen e librave falas për nxënësit e ciklit të ulët, nga klasa e parë në të katërtën është pritur mjaft mirë nga qytetarët. Por një pjesë e prindërve e kanë kontestuar kushtin e vënë për mirëmbajtjen e librave, pasi duke qenë përballë një fakti, ku librat po dhurohen për fëmijë të vegjël, përgjegjësia nga ana e tyre është shumë e vogël.

Por një lajm mjaft i mirë vjen bashkia e Fierit, e cila krahas klasave të ciklit të ulët, ky institucion vendor do të dhurojë librat falas edhe për klasat e pesta. Lajmi është dhënë nga kryetari i bashkisë së Fierit, i cili ka thënë se 1400 nxënës të klasave të pesta do të pajisen me libra falas.

Krahas këtij vendimi që ka marrë qeveria për librat falas nga klasa e parë në të katër, ne si bashki kemi marr një vendim, ku të gjithë nxënësit e klasës së pestë, të bashkisë së Fierit, librat do t?u subvencionohen nga bashkia. Janë rreth 1400 nxënës që hidhen në klasën e pestë. Padyshim e morëm këtë iniciativë për të qenë më miqësorë me këtë situatë që është sot.

Armando Subashi Kreu i Bashkisë Fier
Armando Subashi ka thënë se në Fier nuk do të ketë më klasa kolektive, ku më herët zhvillohej mësimi me nxënës të klasë së parë dhe të tretë ose 2 të dhe të katërt, por tashmë çdo klasë do të zhvillojë mësimin sipas rregullave. Për të gjithë ata që do të zhvendosen nga një zonë në tjetrën, do të sigurohet transporti falas.

Recommended