RTV Ora - Rama Në 2022, libra falas edhe për klasat e IX
  • 5 years ago
#rtvora

Deri në fund të vitit 2022 librat do të jenë falas edhe për nxënësit e klasave të IX.

Kryeministri Edi Rama e tha këtë ndërsa ishte së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në shkollën 9-vjeçare "Mihal Grameno", e cila është rikonstruktuar. Ata asistuan një moment të shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Rama: Këtë vit kemi shtuar klasën e pestë. Vitin tjetër do shtojmë të gjashtën dhe të shtatën, pastaj të tetën dhe të nëntën. Në fund, në sezonin 2021-2022 të gjithë librat nga klasa e parë te e nënta do jenë falas, por duhet t?i mbani mirë, se dëgjoj shumë që ankohen, thonë pse nuk kanë të drejtë t?i grisin, pse nuk kanë të drejtë t?i shkarravisin, pse nuk kanë të drejtë t?i humbin, pse nuk kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan, zyshat mund t?ua thonë, libri është shoku më i mirë. Të gjithë të tjerët shkojnë e vijnë libri mbetet.

Shkollat ?Mihal Grameno? në Tiranë, pas 17 vitesh mes lagëshrirës është transformuar në një hapësirë moderne e mësimdhënies.

Rama: Tani duhet të bëjmë fushat e sportit mbrapa. Rëndësi ka që iku podrumi se ju ishit si anije, sipër mësim, poshtë ujë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-ne-2022-libra-falas-edhe-klasat-e-ix

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended