Ora News - Tekstet falas, Rama porosit mësuesit: Asnjë nxënës pa libra me 17 shtator
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kanë mbetur dhe dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri mësuesit për tu dhënë direktivat lidhur me shpërndarjen e librave falas për ciklin fillor nga klasa e parë në të katërtën.

Porosia e tij ishte e qartë: Asnjë nxënës nuk duhet të jetë pa libra ditën e parë të shkollës.

Rama: Është shumë e rëndësishme që gjithë komuniteti i arsimit që nga MAS, Drejtoritë Arsimore që edhe ato do të hyjnë në një fazë reformimi, tek drejtoritë e shkollave dhe tek mësuesit, të bëjmë detyrën për ti dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët. Ka qenë proces jo i lehtë deri dje sepse kompensoheshin dhe kjo krijonte burokracira. Sot nuk ka asnjë lloj pengese.E njëjta gjë vlen dhe për fëmijët në kategori të tjera. Pakot me libra duhet tu shkojnë fëmijëve dhe prindërve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor. Nuk është aspak e këndshme qoftë edhe një familje sikur të mbetet pa marrë libra.

Kryeministri pati një përgjigje edhe për shtrenjtimin e disa prej librave shkollorë, ndërsa shprehu angazhimin se deri në fund të mandatit librat do të jenë falas deri në klasën e 9.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tekstet-falas-rama-porosit-mesuesit-asnje-nxenes-pa-libra-me-17-shtator
Recommended