Ora News - PD denoncon: Kandidati i Fierit u arrestua pasi nuk pranoi mandatin
  • 5 years ago
#oranews
Protestat e një jave më parë në Fier, vazhdojnë të krijojnë përplasje politike.

Kreu i PD në këtë qytet, Luan Baçi denoncoi dhunën dhe terrorin që sipas tij, policia po ushtron ndaj kandidatëve që janë në listat e PD.

Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

"I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë. Ai po mbahet në birucë dhe po i bëhet presion", ka thënë Baçi.

Pas lirimit të Pellumb Isufaj, i akuzuar si personi që qëlloi policinë ditën kur Rama vizitoi qytetin por që provat tregojnë se ai nuk kreu veprime të dhunshme, Baci shtoi se prej ditësh po ushtrohet presion ndaj pjesëmarrësve në protesta.

"Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë", u shpreh Baçi.

Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

Pas djegies së mandateve në Kuvend janë 91 deputetë, nga të cilët 11 janë deputetë të PD dhe LSI që nuk pranuan të dalin nga parlamenti apo që morën mandatin nga KQZ

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-denoncon-kandidati-i-fierit-u-arrestua-pasi-nuk-pranoi-mandatin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended