PD akuza policisë: Arrestoi kandidatin në listën e Fierit, pasi nuk pranon të bëhet deputet
  • 5 years ago
Kryetari i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi denoncon dhe akuzon policinë se ka arrestuar një eksponent të së djathtës duke i bërë presion që të pranojë mandatin e deputetit, pasi është pjesë e listës së PD-së në këtë qark. Ai thotë se drejtues të lartë të policisë së shtetit i kanë bërë presion, ndërsa kërkon ndërhyrje urgjente, pasi po mbahet në birucë. Deri tani janë disa nga kandidatët nga listat e PD-së dhe LSI-së që kanë pranuar mandatin, ndërsa opozita akuzon se janë të blerë nga qeveria.

Postimi i plotë i Luan Bacit, kryetar i degës së PD-së në Fier
Sot fakt trondites, pas shoqerimeve. Pandeli Tole, pjesemarres ne protest kandita i listes per deputet i listes eshte shoqeruar ne menyre te paligjshme ne komisariat. Eshte vene nen presion nga dr te larte policie deri ne 22.20 te pranoj mandatin e depuetit per ne parlament. Duke rezistiar, 10 minuta perpara 10 orarshit per te mos shkelur ligjin e kane mbajtur brenda pasi nuk pranoi mandatin. Format e perdorura jo vetem me kandidatrt e listes por edhe protestuesve jane te paligjshme.

Te nderhyet urgjentisht. Pandeli Tole mbahet ne biruce dhe i behet presion per te pranuar mandatin. Policia ne sherbim te politikes dhe qeverise. Po cenon te drejtat e qytetareve fierak. Edhe avokati ka veshtiresi tr kontakotoj me Pandeli Tolen, ka arritur te marr vetem kete kontakt me tolen. Pandeli Toles i eshte konunikuar qe eshte arrestiar. Mbajtur 8 ore ne koridoret e policise duke i bere presion nga punonjes policies per te pranuar mandatin e deputeitit.
Recommended