Burimi: Pas 7 vitesh Rama kërkon lista të hapura? E habitshme, kërkon të evitojë humbjen

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Deklarata e kryeministrit Rama para pak ditësh ku pranoi kërkesën e opozitës parlamentare për listat e hapura ka hapur debat të gjerë. Kryedemokrati Basha deklaroi se Rama kërkon listat e hapura në mënyrë që të heqë koalicionet parazgjedhore.

Për këtë kërkesë të kryeministrit e ardhur pikërisht tani, vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve, analisti Genc Burimi shprehet se është e habitshme.

Në një intervistë për Ora Neës, Burimi thotë se Rama në 7 vite qeverisje nuk ka marrë mundimin për të bërë një ndryshim të tillë edhe vendos në këtë momente pasi e ka parë që përmes tyre mund të heqë koalicionet parazgjedhore.

Burimi: Më duket një debat anormal por jo i habitshëm. Është një debat që është hapur andej nga qeveria Rama, i cili pas 7 vitesh në pushtet zbulon se vendit i duhen listat e hapura. Ai e premtoi në fushatën e 2013 që kur të hynte në pushtet do të bënte ndryshimin e sistemit. Është diskurs i kryeministrit, thotë që ju lashë në tavolinë gjithë këto gjëra. Thotë që ju nuk ishit fare në Parlament dhe unë ju dhashë 100 përqind, ju për 1 përqind bëni këto. Kjo është dallavere sepse as Rama nuk ja bëri qejfin as Bashës dhe as Kryemadhit. Shqiptarët nuk duhet të bien në këtë kurth. Edi Rama që pas 7 vitesh zbulon avantazhet e listave të hapura.

Që këto gjëra të dalin sot, është shumë e habitshme. Duhet të ishin thënë të paktën përpara 3 muajsh për listat e hapura. Jo pikërisht sot. Në asnjë mënyrë as PD dhe as LSI nuk duhet ta pranojnë. Është tabu. Partitë duhet të hyjnë në koalicion si ju a ka qejfi. Ai mban mbi supe një krizë shumë të madhe në Shqipëri. Kam përshtypjen se ai i frikësohet shumë burgut. E them këtë me bindje të plotë dhe Edi Rama e di shumë mirë këtë. I vetmi gur që ka në dorë sot është të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet. Dhe këtë ai e kamuflon këtë pas hapjes së listave të hapura që e zbuloi sot. Sepse bëri lidhjen që me këtë mund të pengojë koalicionet.

Gjithashtu Burimi thotë se Rama kërkon që të evitojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme pasi me ardhjen në pushtet të dyshe Basha-Kryemadhi ai rrezikon vërtetë burgun.

Burimi: Nuk e bëri. Ajo që nuk është e habitshme është që Rama luan hipokrizinë sepse e di fare mirë sot që me këtë sistem drejtësie që ai vetë e ka autorizuar me këta prokurorë dhe gjyqtarë kanë akoma në gene një lloj varësie patetike ndaj pushtetit. Rama e di që këta gjyqtarë nesër nduart e dyshes Basha-Kryemadhi mund ta fusin Edi Ramën në burg.

Ai me çdo mënyrë kërkon të evitojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme sepse ose rivazhdon të jetë kryeministër ose në qeli. Sigurisht që listat e hapura janë një domosdoshmëri por në këtë rast janë kapur. Nëse ai është vërtet i lidhur me listat e hapura asgjë nuk e pengon Edi Ramën që për partinë e tij, sot të zhvillojë primare. Ai do absolutisht të ndalojë koalicionet parazgjidhore, pra bashkimin e PD dhe LSI. Është e turpshme që ai e bën këtë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/burimi-pas-7-vitesh-rama-kerkon-lista-te...

Recommended