Kryemadhi: Jam për lista të hapura! Tryeza për reformën do të vijojë edhe për zgjedhjet e reja

  • 4 years ago
TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se është pro ndryshimit të sistemit dhe listave të hapura. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi tha se listat e hapura mund të humbasin votat e partisë, por nga ana tjetër rrisin konkurrencën mes kandidatëve për deputetë.

Monika Kryemadhi tha se tryeza për reformën zgjedhore pas marrëveshjes politike për të bërë pjesë edhe opozitën jashtëparlamentare, në të ardhmen mund të shërbejë edhe për diskutime të tjera, sa i takon hapave për zgjedhjet e reja, por edhe për ndryshimin e Kodit Penal. Kjo do të shihet - tha Kryemadhi - nëse jep produktivitet me reformën zgjedhore.

Recommended