'Me lista të hapura Rama s’del deputet'/ Meta: Po humbasim miliona lekë në Arbitrazh për faj të tij!
  • 3 years ago
TIRANË- Me mesazhe të drejtpërdrejta për kryeministrin u shfaq këtë të premte në daljen e tij publike presidenti Ilir Meta i cili kërcënoi  Edi Ramën se do të mbajë përgjegjësi nëse ndryshimet e njëanshme thellojnë më tej krizën politikën.

 ?Nëse shkelet 5 qershori, përgjegjësia do i mbetet atij apo atyre që do e shkelin. Sepse do e konsideroja atentat kundër të ardhmes europiane dhe demokracisë, dhe përpjekje për të instaluar përfundimisht një grusht shteti që s?do pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti. Ne s?mund të lejojmë instalimin e një grusht shteti, do bëhet shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar jo vetëm me votë, ja liri a vdekje, dhe me çdo tjetër do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues", tha Meta.

Për Metën ka dy arsye përse Rama nuk i hap listat.

?Unë ju siguroj që ai nuk e bën këtë gjë, ishte mashtrim për të prishur 5 qershorin, i dëshpëruar që e firmosi opozita marrëveshjen Rama bëri këtë lëvizje. Ai nuk i do listat e hapura se i del nga kontrolli PS dhe nuk fiton në asnjë qark.? u shpreh Meta.

Kreu i shtetit refuzoi përfshirjen në fushatën e parakohshme elektorale krah opozitës jashtëparlamentare duke i justifikuar thirrjet e tij të fundit si një reagim ndaj qeverisjes së një sekti me krimin.

?Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist siç kam qenë në ?91 dhe ?92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra (ndryshimet kushtetuese për kodin zgjedhor), por një sekt që ka shfarosur çdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite. Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qenë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër, si dhe e mbajtën për 25 vjet, shtoi Meta.
Recommended