Elbasan Galeria e Arteve - (22 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kultura në Elbasan deri tani ka udhëtuar në rrugë, tashmë do të eci në autostradë. Këto janë fjalët e kryetarit të bashkisë Elbasan, që çliruan dhe ngrohën artistët e këtij qyteti, pasi e vetmja galeri e arteve figurative rrezikon të pushoj së ekzistuari. Galeria 14 vjeçare e ngritur me inisiativën e disa piktorëve dhe skluptorëve vendas si Agolli, Sulovari, Lufta, Sejdini etj. Ndodhen në një ndërtesë ku pronarët e truallit me vendim të gjykatës presin yju rikthehet prona e tyre. Dhe si të mos mjaftonte kjo, prej 10 vitesh në këtë galeri nuk është vendosur asnjë punim i ri.

Blerim Narozani drejtor i kulturës pohon se fondet në adres të institucionit të tij janë të pamjaftueshmë. Galeria e arteve e pasuruar prej vitesh me të gjitha zhanret ruan vepra të përiudhës së realizmit socialist, të cilat kërkohen me çdo çmim nga të huajt.

Me largimin e piktorit më të njohur të qytetit është organizuar një takim me artistë dhe politikanë, për të gjetur rrugë dhe forma që kjo galeri të mbijetojë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended