Gruaja "Millenium 2000" konferencë - (4 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Përfaqësim 50 me 50 i grave dhe burrave në qeveri dhe institucione, shtron detyrën, që qeveritë dhe forcat politike duhet të njohin rolin e organizatave jo qeveritare të grave dhe të mbështesin partnershipin nëpërmjet reaktorëve forcave politike e OJQ. Ky është dhe një nga mesazhet e konferencës së Gjenevës, ku pjestar në të ishte dhe pala shqiptare.
51 vende në sesionin e OJQ-ve kërkonin nga qeveritë e tyre jo vetëm angazhim por edhe vullnet politik për të adoptuar mjetet dhe objektivat, që do të monitorojnë progresin. Barazia gjinore pranohet nga të gjithë, si një çështje e tërë shoqërisë dhe jo thjeshtë si çështje e gruas. Procesi i mekanizmave me barazi gjinore synon që gruaja të fitojë akses ndaj institucioneve tashmë të dominuara nga burrat. Lajla Përnaska e unionit Gender Task Force Albania, shpjegon:

Lajla Përnaska:- ?Hapi i parë është gjykuar që të jetë rritja e pjesmarrjes së gruas në jetën politike, pasi si rajon ne përbëjmë një shifër shumë të dobët që lë shumë për të dëshiruar. Kemi një 7% pjesmarrje të gruas në legjislativ, në Shqipëri kemi 8-10%, që prapë është tepër e ulët, sidomos me potencialin grua që ka shoqëria jonë. Tashmë është pregatitur zbatimi i këtij projekti për të promovuar pjesmarrjen e gruas në politikë, për të trajnuar kandidatet femra si në fushatën qëndrore dhe atë lokale dhe për të inkorporuar brenda ligjit elektoral edhe kuota, që për momentin ne gjykojmë të arrijmë në 30%?.

Gratë janë eksperte të jetës së përditshme prandaj ato duhet të jenë në qendër të hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended