Konferenca "Gruaja dhe Ekonomia"' - (18 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Zhvillimi social-ekonomikë e demokratik i një vendi bazohet në një shoqëri civile aktive, në të cilën aftesitë e individit burra dhe gra zhvillohet në kushte të barabarta. ?Gruaja dhe Ekonmia?, është konferenca kombëtare gjithëpërfshirëse e atyre grave të përfshira në biznes, organizuar nga qendra e gruas dhe financuar nga shoqata amerikane DAI për zhvillim alternativë.

Në konferencë u prekën problemet e papunësisë në vend, duke ju referuar statistikave por dhe pengesave që ndesh gruaja në biznes, mundësia që ka ajo për të hyrë në të drejtat që kanë gratë në pronësi dhe si i mbron legjislacioni shqiptar. Niveli relativisht i lartë i arsimit të grave shqiptare nuk i përgjigjet aspak shkallës së përfshirje së tyre në sektorin shtetëror dhe në procesin e drejtimit të vendimarrjes. Ermelinda Meksi ministre e Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtisë, një prej atyre që zë vend në institucionet shtetërore sqaron:

Ermelinda Meksi:- ?Mbi 18% e biznesit organizohet dhe drejtohet nga gra është inkurajuese dhe flet që kur në kushtet e vështirësive gratë kanë arritur këtë nivel, akoma më tej me mbështetjen e shtetit, me krijimin e mundësive të tjera për këtë sektor, mundësitë për të ecur më tej biznesi i gruas i ka?.

Nga 64 OJQ të grave, 16 prej tyre kanë ndihmuar në pjesmarrjen e gruas në biznes. Po tju referohemi viteve ?98-ta numëron 17.5% aktivitete biznesi të drejtuar nga gratë dhe 82.5% nga burrat. Godiva Rëmbeci, drejtuese e projektit ?Gruaja dhe Ekonomia? sqaron:

Godiva Rëmbeci:- ?Një rol të rëndësishëm ka forcimi i partneritetit shtet - shoqëri civile nëpërmjet një strategjie të përbashkët pune, strategji e cila sa më mirë të jetë e hartuar dhe e koordinuar aq më shpejt ajo do të zvogëloj kohën për kapërcimin e pengesave dhe zvogëlimin e përmasave të fenomeneve negative?.

Në përgjithësi bizneset femërore janë të zgjeruara në tregti 65% dhe shërbime 25% dhe numri më i madh i tyre shënohet në qytetet e mëdha./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended