Shkolla "Partizani" - Top Model 2000 - (17 Mars 2000)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ka pritur sot spektaklin ?Top Model 2000?. Shkolla e mesme e përgjithshme Partizani ka organizuar spektakël me nxënësit e vetë. Nën menaxhimin e agjensisë spektakël Karabash, 10 vajza të kësaj shkolle kanë sfiluar në këtë pasarelë. Nën drejtimin e jurisë të përbër nga pedagogë dhe nxënës, të shkollës është zgjedhur edhe vajza ?Top Model 2000?.

Të veshura në një mënyrë të veçantë përzgjedhur sipas shijes dhe mundësisë së tyre, ato janë munduar të tregojnë edhe talentin. Por ky spektakël nuk mbeti brenda kufijve të modës. Kështu mjaftë nxënës kanë improvizuar në pasarelën e vogël me poezi dhe kërcime moderne. Në fund është zgjedhur edhe fituesja, ku dhurata e së cilës është një varse, dhuruar nga agjensi spektakel Karabash./tvklan.al
Recommended