Qeveria e nxënësve tek shkolla "Sami Frashëri" - (15 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Prej dy vjetësh nëpër shkollat e mesme funksionojnë qeveritë e nxënësve. Kjo ishte ideja e fondacionit SOROS dhe synon ndihmesën e vetë nxënësve për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pushteti i kësaj qeverie është po thuajse i barabartë me atë të drejtorit të shkollës. E vetmja shkollë që nuk e përkrahu këtë projekt është shkolla ?Sami Frashëri?.

Këtu ekziston këshilli i nxënësve, por që ndodhet në kontroll të plotë të mësuesve as vend për tu mbledhur nuk ka në atë gjimnaz. Gjimnazistët e kësaj shkolle tregojnë se ky përfaqësim është e njëja gjë me qeverinë e nxënësve. Meqë këshilli kontrollohet nga qeveria nxënësit e tjera nuk kanë edhe aq dëshirë ti afrohen atij.

Historia ka treguar që autoritarizmi nuk sjell ndonjë të mirë sidomos tek adoleshentët, për këtë arsye edhe drejtuesit e Sami Frashërit janë thyer përpara kërkesës për modernizim. Vitin që vjen edhe kjo shkollë do të bëhet me qeverinë e saj, që nxënësit të zgjidhin problemet e tyre./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended