Plagosja tek Tirana e Re - (11 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të shtëna pistoletash kanë tronditur mbrëmjen e sotme lagjen e Tiranës së re në kryeqytet. Rreth orës 20 e 20 minuta të mbrëmjes së sotme tek ish-Mapo e Tiranës së Re, një 22-vjeçar i quajtur Gentian Yzeiraj, ka goditur dhe ka plagosur me pistoletë dy të rinj të cilët po udhëtonin me një benz të zi me targa TR 93 78 E.

Nuk dihen ende motivet e kësaj plagosje por flitet se ajo është kryer për hakmarrje. Menjëherë në vendngjarje ka mbrritur policia e cila ka mundur të bllokoj makinën e të plagosurve dhe armën e krimit por pa kapur autorin i cili ka rritur të largohet. Të plagosurit janë çuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ngjarje vjen pas vrasjes së Lundrës pesë ditë më parë, ku gjetën vdekjen dy persona, si dhe pas mbytjes së spanjollit Zhoakino Bernardo në apartamentin e tij në Tiranë./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/