Komedi e re e Publimedias - (1 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Problemet e mprehta sociale pothuajse na shoqërojnë çdo ditë, kjo përkon me të gjitha situatat që krijon komedia e re e Teatrit Publimedia. Komedia titullohet "Pastiçeri e merituar Belavista", e cila ka për autor napoletanin Vincenzo Saleme dhe regjisor Gëzim Kame. Komedia trajton marrëdhëniet familjare dhe shoqërore. Situatat e acaruara në lidhje me pronën dhe paratë. Interpretojnë emra të njohur të teatrit dhe skenës sonë si Robert Ndrenika e Roland Trebicka. Për rolin e saj Elvira Diamanti thotë.

Aktorja Elvira Diamanti:- ?Është një grua e kaluar nga mosha, e shëmtuar, të cilën e duan vetëm për para dhe e cila në njëfarë mënyrë është një grifshe për të mbrojtur pronën edhe të fejuarin e saj. Nuk di se sa do të arrijë sepse e thashë që edhe e një natyre krejt tjetër që unë s'e kam bërë asnjëherë. Por që më pëlqen dhe kjo nuk është pak?.

Komedia ngjitet në skenë në sajë të bashkëpunimit me Institutin Italian të Kulturës. Premiera e së cilës do të shfaqet në datën 4 Maj./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/