Teatri Publimedia komedi e re - (24 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Teatri privat Publimedia do të realizojë një komedi të re. Këtë e ka bërë publike sot regjizori Gëzim Kame. ?Pastiçeri e merituar Bellavista?, kështu titullohet komedia e autorit Italian Vincenso Salemi. 8 autorë të njohur dhe një zë do të jenë pjesmarrësit e kësaj komedie. Do të luajn Ndrenika, Trebicka, Malko, Djamanti, Çuli etj.

Komedia do të vendoset në skenën e Akademisë së Arteve të Bukura në 20 Prill. Provat e saj kanë filluar që dje. Mesazhi që transmeton kjo komedi konvergon dhe me problemet tona sociale të ditës, marrëdhëniet familjare e shoqërore ku vihet re interesi material, paraja dhe prona.

Kjo komedi është e treta që teatri Publimedia realizon për publikun e Tiranës. Ku dy të mëparshmet, ?Jashtë bie borë? dhe ?Darka e të marrëve? janë pritur mjaft mirë./tvklan.al

Recommended