Lajme nga sporti (27 Maj 2000)

  • 4 years ago
Besa dhe Besëlidhja e Lezhës do të jenë dy finalistët e kategorisë së dytë ndeshjet e së cilave do të luhen të mërkurën e ardhshme. Kavajasit kanë mundur pa vështirësi Burrelin 2-1. Pas një fillimi të barabartë, dhe golit të avantazhit të matjanëve, skuadra ka dominuar lojën. Me një diferencë të madhe teknike Besa ka arritur që në pjesën e dytë të shënojë dhe gjithçka ka arritur drejt fitores së Kavajës.
Ndonëse ka fituar me të njëjtën rezultat 2-1, Besëlidhja e ka patur shumë më të vështirë përballë Memaliaj. Kualifikimi i lezhjanëve ka qënë me pikëpyetje deri në fundin e takimit ku kundërshtarët e tyre kanë protestuar shpesh mbi vendimet e gjyqtarit. Në gjysëm finalet e luajtura sot kanë triumfuar dy skuadra me më shumë histori në nivelet e larta dhe të dyja të mërkurën e ardhshme do të diskutojnë rrugën drejt kategorisë së parë ndërsa humbësit do të luajnë dhe një ndeshje tjetër me Elbasanin.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended