Lirohen nga burgu te arrestuarit per vjedhjen e thesarit (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Lirohen nga burgu dy të arrestuarit të akuzuar si grabitësit e thesarit të shtetit. Enver Hyka dhe Bashkim Halla kanë lënë mbrëmë qelitë e burgut duke i dhënë një goditje të madhe hetimit të skandalit të arit në tunelet e Krrabës. Vendimi është marrë dje pasdite nga Gjykata e Faktit e Tiranës nën motivacionin e mungesës së provave, ndërkohë që ky vendim ka provuar sot protestën e policisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj Ushtarake.
Enver Hyka ishte i arrestuari i tretë nën akuzën e grabitjes së drejtpërdrejtë të një pjese të floririt sëbashku me vëllain e tij që ndodhet në qelitë e burgut 313 Ahmet Hyka. Për këtë të fundit është marrë masa e arrestit me burg pasi në shtëpinë e tij iu gjet një pjesë e arit të grabitur në Marsin e vitit 1997 në thesar. Vëllai i tij u akuzua jo vetëm si bashkëpunëtor por edhe si grabitës të një pjese të florit. Por Gjykata e Tiranës si në shumë procese të bujshme viteve të fundit, i ka quajtur të pamjaftueshme provat për të akuzuarit dhe e ka liruar.
Ndërsa mbi të ndaluarin tjetër Bashkim Alla, dyshimet lidheshin me faktin se 3 vitet e fundit ai ishte shndërruar papritur në njeriun më të pasur të zonës së Krrabës. Për të prokurori kërkoi 1 muaj kohë deri në grumbullimin e provave, kërkesë që u hodh poshtë nga Gjykata që firmosi në lënien e tij të lirë. Prokuroria ka protestuar sot për lirimin e të dy akuzuarve nga burgu si grabitës të një pjese të floririt të Krrabës.
Kryeprokuroi ushtarak tha sot se grupi hetimor ka përgatitur sot apelimin e këtij vendimi. Për të mos humbur kohë kjo ankesë nuk do të dërgohet në Gjykatën e Apelit por direkt në Gjykatën e Kasacionit u shpreh Agim Tirana. Pavarësisht nga vendimi i Kasacionit vendimi për lirimin e dyy të akuzuarve nga lirimi i një pjese të thesarit, i ka krijuar hetimit të kësaj çeshtje një të çarë të madhe për të cilën do të duhet shumë kohë dhe energji për tu riparuar.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended