Jemin Gjana deklarate per vjedhjen e thesarit (20 Maj 2000)

  • 4 years ago
Një ditë pas akuzave të Guvernatorit të Bankës Shkëlqim Cani ndaj ish Presidentit Berisha, demokratët kanë aryestuar dosjen e thesarit nga tunelet e Skraparit në ato të Krrabës në vitin 1992-1996. Sipas nënkryetarit Gjana në vitin 1998 Guvernatori Cani botoi deklaratën e kontrollorit të Bankës në të cilën përfshihet vlera e plotë e thesarit që ndodhej në Krrabë.
" Tunelet e Krrabës janë konsideruar dhe konsiderohen si tunelet më të sigurta që ka patur Shqipëria. Së dyti ju duhet të dini se nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka vazhduar një proces progresiv i cili vazhdon dhe do të vazhdojë deri në vitin 2009 për gazermimin e gjithë forcave ushtarake në Shqipëri për përqëndrimin e tyre jo për shpërqëndrimin e tyre sepse janë grupuar objektet dhe një ndër objektet që duheshin grupuar sepse duheshin ruajtur ishin dhe objektet ku ruhej thesari dhe vlera të tjera."
Gjana tha se Guvernatori i Bankës Cani është njëri nga dy përgjegjësit kryesorë të braktisjes së thesarit të Krrabës dhe vjedhjes së tij.

Gazetar: Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended