PD akuza qeverisë për vjedhjen e thesarit - (9 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qeveria po shpik hajdutët vullnetar të thesarit. Një ditë pas zbulimit të një pjese të thesarit nëpër fshatrat përreth Tiranës, kanë reaguar demokratët. Nënkrytarja Topalli dhe ish-ministri i Rendit Shamata theksuan se qeveria po e mënjanon nga dokumentimi i ngjarjes Bankën e Shqipërisë.

Jozefina Topalli, Nënkryetarja e PD:- ?Partia Demokratike konsideron përjashtimin e Bankës dhe degës së evakuimit nga operacionet si një akt të qëllimshëm për të maskuar vjedhjen e shekullit?.

Halit Shamata, ish-Ministri i Rendit:- ?Në lidhje me deklaratën e fundit të Ministrisë së Rendit, se Ceka ka firmosur një shkresë që i është dhënë atij nga njerëzit e dekretuar nga Berisha, unë deklaroj, se nuk ekziston asnjë kompetencë dhe asnjë dekret i kryeministrit Berisha, në lidhje me personat që merren me ruajtjen dhe evakuimin e thesarit.Të gjitha veprimet e deritanishme të strukturave shtetërore, më shumë synojnë maskimin e vjedhjes dhe largimin e përgjegjësive nga vetja sesa zbulimin e së vërtetës?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended