Gramoz Ruci dhe Luan Rama interviste per gjetjen e thesarit (8 Maj 2000)

  • 4 years ago
Deklarata e Ministrit të Rendit Publik ku pas së cilës është gjetur një pjesë e thesarit të vjedhur si dhe është arrestuar një tjetër person i akuzuar si përgjegjës për vjedhjen ka krijuar hije dyshimi dhe mosbesimi. Nga selia blu vjen reagimi i parë. Drejtues të Partisë Demokratike kanë cilësuar deklaratat e pushtetarëve për gjetjen e thesarit si vazhdë e mashtrimit të madh që ata po i bëjnë popullit. Nga selia rozë menjëherë vjen kundërpërgjigja. Kryetati i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi për Televiozionin Klan pohon.
Gazetarja: Zoti Ruçi a është e informuar mazhoranca për gjetjen e thesarit dhe a mund të aludohet për një truk politik?
Gramoz Ruçi: Nuk bëhet fjala për të informuar mazhorancën apo jo. Mazhoranca ka detyrimin e saja ligjor që të sqarojë problemet. Dhe unë mendoj dhe gjykoj që shumë shpejt organet e shtetit shqiptar do të thotë fjalën e tyre se kur është vjedhur thesari, kush e ka vjedhur thesarin dhe sa nga ky thesar i vjedhur do ti kthehet pasurisë së thesarit të Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa sekretari i Marrëdhënieve me Publikun pranë Partisë Socialiste Luan Rama sqaron:
Luan Rama: Në asnjë mënyrë nuk mund të jetë truk politik por është mbajtje e fjalës së thënë që do të gjendej menjëherë gjithë skema e vjedhjes së thesarit që do të gjendeshin autorët dhe fatmirësisht është zbuluar dhe një pjesë e thesarit.
Gazetarja: Zoti Rama po bëhet fjalë për vjedhjen e një thesari. Për gjetjen e tij a ka ndonjë skemë nga mazhoranca apo nga organet që drejtohen prej saj për ta bërë publike gjetjen e saj dhe si?
Luan Rama: Këto janë elemente të punës së Ministrisë së Rendit dhe në këtë rast roli i mazhoracës është nëpërmjet qeverisë dhe drejtuesit politik të këtij digasteri për të zbuluar me korrektësi të gjitha procedurat ligjore në administrimin e çdo prove dhe çdo fakti dhe për të kthyer në vend vlera të thesarit që nuk janë vlera të Partisë Socialiste por vlera të thesarit të këtij shteti dhe të këtij vendi.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended