Misset Shqiptare në Korfuz - (21 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Për dy ditë rresht konkurentet finaliste të Miss Shqipërisë lanë qytetin mikpritës të Sarandës për të bërë një vizitë turistike në ishullin grek të Korfuzit. Kjo është njëra nga pikat e preferuara të turizmit europian. Udhëtimin e bukurosheve shqiptare e sponsorizoi Bashkia e Korfuzit, në bashkëpunim me këshillin e rrethit të Sarandës.

Me të zbritur në ishullin fqinj vajzat u rrethuan menjëherë nga gazetarë dhe operator vendas. Informacionet e domosdoshme ua dha regjizori dhe producenti i spektaklit Petri Bozo. Këto dy ditë pune, njëkohësisht dhe qetësim pretendentet e kurorës e kaluan në hotelin luksoz ?Elea Beach Hotel?, të rrethuar nga interesimi dhe dashamirësia e vendasve. Një kënaqësie e veçantë ishte përkujdesja e emigrantëve shqiptarë që punojnë aty.

Emocionet e veçanta dhe mjedisi, imazhet e ofruara nga kjo pikë turistike ndihmuan operatorët të ndihmojnë pamjet që nevojiten për vidioklipin e fundit të krijuar enkas për këtë spektakël, nga Luan Zhegu e të kënduar nga Ledina Çelo dhe grupi i vajzave. Këto dy ditë relaksi në Korfuz ju shërbyen konkurenteve për të qenë në formë për Miss Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended