Ushtarët amerikanë trajnim ushtarëve shqiptarë - (18 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ushtarët amerikanë dhe shqiptar kanë zhviluar sot në regjimentin e mbrojtjes civile të ushtrisë shqiptare në periferi të Tiranës, një orë njohje mbi operacionet e përbashkëta dhe procedurat e planifikimit gjatë fatkeqësive natyrore ose njerëzore. Ekipi amerikan që bën pjesë në komandën e operacioneve speciale për Europën Juglindore, kishte stimuluar një operacion imagjinar për të familjarizuar ushtrinë shqiptare, me ngritjen dhe veprimet e një qendre operative emergjencash civile.

Qendra të tilla ngrihen për të kryer koordinimin mes operacioneve të ushtrisë dhe OJQ-ve që veprojnë në terren dhe ngarkohen me procedurat e planifikimit dhe bashkërendimin e veprimeve gjatë një fatkeqësie natyrore ose njerëzore, deklaroi komandanti i mbrojtjes civile shqiptare Bashkim Shehu.

Nënkoloneli amerikan Zhozef Cellar për Europën Juglindore, tha se një nga detyrat e regjimentit të mbrojtjes civile është puna në rastet e këtyre fatkeqësive. Një nga mangësitë që kanë vënë re ekspertët amerikanë ishte mungesa e bashkëpunimit të forcave shqiptare me OJQ-të ndërkombëtare.

Në SHBA ka një përvojë shumë të mirë të bashkëpunimit midis këtyre reparteve që koordinojnë punën me OJQ ndërkombëtare, të cilat sigurojnë burimet financiare deklaroi nënkoloneli amerikan Zhozef Cellar./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended