TOB opera "Sakrifikimi i Helenës"- (3 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Këngëtarët francez dhe sot janë ngjitur në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Opera ?Sakrifikimi i Helenës? një oper bashkëkohore ndërtuar me një motiv origjinal, shfaqet për herë të parë në Shqipëri. Pikërisht është edhe hera e parë që publiku përballet me një muzikë operistike bashkëkohore.

E veçanta e sotme ndryshe nga herët e tjera, publiku ka qenë kryesisht rinia. Kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme ?Qemal Stafa? që për 1 orë e 20 minuta kanë duartrokitur këngëtarët francez. Opera është ndërtuar në akte të shkurtra, ku kanë interpretuar 5 këngëtar.

Libreti është interpretuar në frengjisht, ndërsa regjizori Bruno Beranzher, e ka parë skenën nëpërmjet operas si një vend ku shkëmbehen përvojat dhe ndjeshmëritë e secilit. Vendosja e kësaj opere është shoqëruar nga kori dhe orkestra e TOB që për herë të parë përballet me nje risi të tillë./tvklan.al