"Miss Shqiperia 2000" - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Vajza që do të zgjidhet ?Miss Shqipëria 2000? do të jetë përfaqësuesja shqiptare e ?Miss Europa 2000?. Konfirmohet kjo zyrtarisht jo vetëm nga ministria shqiptare e kulturës, por dhe nga kjo shkresë zyrtare e cila ka mbrritur në zyrën e ministrit Edi Rama.

Vetë presidenti i komitetit zyrtar ndërkombëtar ?Miss Europa?, në këtë shkresë konfirmon se Dita Meo, shoqëria me të cilin është lidhur stafi i Miss Albanias, nuk ka të drejtën të kontaktoj apo të kreditoj në spektaklin në ?Miss Europa?. Dhe këtë të drejtë ?Drita Meos? ja ka hequr një gjykatë pariziene, e cila e ka përjashtruar atë nga komiteti zyrtar ndërkombëtar ?Miss Europa?.

Ndërkohë a nisur puna për organizimin e spektaklit Miss Shqipëria, i cili do të realizohet në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe Tv Klan. Vajzat kanë nisur të paraqiten në ambjentet e Tv Klan, ndërsa organizuesit e Miss Shqipërisë, po vazhdojnë punën për këtë spektakël bukurie, që do të zhvillohet në Butrint në fillim të muajit Maj dhe që do të transmetohet në valët e Tv Klan./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended