Opera "Toska" premiere ne Teatrin e Operas dhe Baletit (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Opera e famshme "Toska" nga Puccini kthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Rikthimi në skenë pas shumë vitesh bën që kjo vepër të konsiderohet si premierë për vetë elementët e rinj që janë shtuar asaj, por një premierë absolute kjo opera do të jetë për dirigjentin e saj Eno Koço i cili për herë të parë dirigjon një opera. Në TOB kjo opera starton hapjen e sezonit të ri artistik.
Në ditët e ardhshme të këtij sezoni do të vihen në skenë opera të tilla si "Berberi i Seviljes", "Gjergj Elez Alia" e të tjerë. Premiera e operas "Toska" sjell në skenë në rolet kryesore emrat nga më të njohurat si Edit Mihal në rolin e Toskas, Mario Kavaradosi do të interpretohet nga Gjergj Suljoti. Në role të tjera do të jenë emra të njohur si Agim Duro, Petrit Karambeci, Nikolin Gurakuqi, Dritan Luca e të tjerë. Regjisori i operas këtë herë do të jetë Nikolin Gurakuqi./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended