"Mbremja e tangos" premiere ne Teatrin e Operas dhe Baletit (21 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ditën e nesërme në orën 18:00 në TOB pritet të vihet në skenë, premiera e trupës së baletit "Mbrëmja e tangos". Janë 14 balerinët që do të vallëzojnë në një ndërthurje të tangos dhe baletit modern. Kjo mbërmje tango që vjen për herë të parë në skenën shqiptare, është konceptuar nga koreografja Kozeta Bakiu si një rrugë drejt një të panjohure, drejt qiellit.
Koreografia është e lidhur nëpërmjet disa skenave të cilat i japin një ide veprës, pra nuk do të jenë thjesht kërcime të shkëputura nga njëra-tjetra. Vetë tangoja si rrymë ka elementin tregues brenda si dashuria, xhelozia, urrejtja e të tjerë të cilat do të vijnë të ndërthurura në skenë.
Një tjetër gjë e veçantë që mund të theksohet është se në këtë shfaqje nuk ka solistë të veçantë, por të gjithë balerinët janë solistë. Udhëheqëse artistike është Edit Mihal, redaktor muzike Shaban Ibrahimi dhe stiliste Rezarta Skifteri./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended