"Dasma e Figaros" premiere ne Teatrin e Operas dhe Baletit (8 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
TOB paraqet nesër premierën "Dasma e Figaros". Në një konferencë për shtyp, drejtuesit kryesorë të shfaqjes kanë dhënë detaje më të rëndësishme rreth vënies në skenë të kësaj opere. Regjisori i shfaqjes është bullgari Plament Kartalof, i cili shpjegon se premiera e operas "Dasma e Figaros" do të vijë në skenë me një stil të veçantë të elegancës, muzikalitetit dhe të një arti të madh skenik. Kjo vepër është vënë më parë nga ky regjisor në Zvicër dhe Gjermani.
Dirigjenti i operas është Eni Koço, artist i merituar. Kostumografia janë ideuar nga Joana Manolodaki. Ndërkohë opera që kërkon 20 solistë është punuar nga dy kastë aktorësh ku pikasin emrat e Agim Duros, Adrian Ibrahimi, Zolte Yzejeri, Marina Leka e të tjerë. Ndërsa roli i kontit do të luhet nga baritoni bullgar, Anton Radev.
Prodecentja e kësaj shfaqeje është drejtoresha e TOB, zonja Zana Çela. Ajo ka falenderuar në radhë të parë mbështetjen e qeverisë Meta për realizimin e kësaj shfaqeje që për vetë përmasat e mëdha të saj ka patur të nevojshëm dhe një fond prej 3.5 milion lekësh./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended