Del video e vrasjes së shqiptarit në Greqi
  • last year
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të vrasjes së shqiptarit Pëllumb Islami në një lokal të Athinës në 21 shkurt të këtij viti.

Në pamjet e marra nga një kamera sigurie shihet fillimisht një grup shqiptarësh që bisedojnë në një pjesë të veçantë.

Duket se në fund gjakrat janë nxehur dhe duke u larguar njëri prej tyre ka hapur zjarr. Një plumb kapi aksidentalisht në gjoks hidraulikun 39-vjeçar që po shihte një ndeshje të Juventusit në lokal bashkë me vëllain e tij.

Siç duket edhe nga pamjet, pas të shtënave lokali përfshihet nga kaosi ndërsa autorët u larguan me 2 makina duke braktisur në vendin e ngjarjes këtë automjet.

7 shqiptarë u shpallën në kërkim për ngjarjen nga të cilët njëri u arrestua në 20 Mars ndërsa tjetri u vetëdorëzua dy ditë më parë.

Tv Klan
Recommended