Koncerti “Atlantik ‘99”, ne kujtim te luftes se Kosoves - (25 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

?Nënë moj mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë?. Kjo thënie e Nolit shpërthen sot në kujtesën e gjithësecilit. ?Atlantik ?99?, një emër batalioni, por dhe një titull koncerti festiv. Djemtë shqiptarë që shkuan nga Amerkia në Kosovë, për të fituar lirinë e tokës ku kishin lindur, tashmë pas një viti festojnë dhe këndojnë.

Nexhat Ymeri, luftëtar i këtij batalioni, dëshmimtar i luftës së fituar, njëkohësisht ideatori e organizatori i këtij spektakli shprehet.

Nexhat Ymeri:- ?Djemtë përcollën lirinë, gjënë më të shtrenjtë. Kjo është gjëja më e bukur. Sakrifikuan jetën dhe erdhi liria?.

Koncerti ?Atlantik ?99?, i cili do të transmetohet ekskluzivisht për teleshikuesit, nga Tv Klan, përcolli nëpërmjet këngës e poezisë, mesazhin e paqes dhe lirisë së fituar. E gjithë krijimtaria muzikore e kësaj nate është realizuar nga kompozitori Edmond Zhulali, ndërsa tekstet kanë lindur në beteja e janë krijuar nga Nexhat Ymeri dhe përpunuar nga Gjok Beci.

Manjola Nallbani, Ledina Çelo, Kastriot Tusha, Aleksandër Gjoka, pushtuan skenën me zërin dhe këngën e tyre, ashtu si një vit më parë ?Atlantik ?99?, pushtoi fushën e betejës./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended