Rebelimi i artistëve në Teatrin Kombëtar, Kumbaro të vijë këtu tu përgjigjet kërkesave tona

  • 6 years ago
Artistët kanë protestuar sërish sot për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Ata kanë hyrë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle. Artistët kanë kërkuar që të njihen me projektin për ndërtimin, të bëhet transparencë me administrimin e fondeve dhe të mos monopolizohen institucionet e artit në dorë të ministrit. I ashpër ka qene aktori Bujar Asqeri, i cili me ton mjaft kritik u shpreh se shteti po investon sot për ndërtimin e burgjeve për të rinjtë e jo teatrove.
?Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni sa teatro janë ngritur? Zero. Gjithë rinia shqiptare është në burgje, nuk ka qytet pa burg, atëherë them unë, këta me shkopinj gome dhe biruce do e edukojnë rininë. Po të ndërtoheshin 4-6 teatro më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Këta nuk investojnë, dhe ne zihemi këta për një 5 ?lekëshe që hedhin ata, kush mund ta kapa dhe tallen? tha Bujar Asqeriu.

Recommended