Rebelimi i artistëve në Teatrin Kombëtar, Kumbaro të vijë këtu tu përgjigjet kërkesave tona

  • 6 years ago
TIRANE-Artistët e teatrit kanë hyrë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste për zhvendosjen e tij siç parashikohet në pr/ligjin e kundërshtuar prej tyre. Ata kanë protestuar sërish dhe me shumë vështirësi kanë mundur të hyjnë deri në hollin e Teatrit Kombëtar. Projektligji i Ministrisë së Kulturës për të zhvendosur Teatrin Kombëtar ka shkaktuar reagime të shumta tek artistët. Ata i kanë kërkuar ministres Kumbaro transparencë për projekt-ligjin e 2018-s dhe problemet që kanë shoqëruar artin skenik .
Përderisa nuk është caktuar ende një datë se kur ministrja Kumbaro do t?i presë, artistët parashtrojnë datën 14 shkurt, të mërkurën në orën 16:00 në ambientet e TK-së dhe presin që Kumbaro të shkojë. ?I bëjmë thirrje ministres Kumbaro që t?u përgjigjet kërkesave tona, të bëhet çdo gjë transparente pasi e-mailet që supuzohet të jenë dërguar, nuk na kanë ardhur?. Te merkuren ne oren 16:00 e presim ne kete salle per dialog? tha regjisori Altin Basha dhe artistët e tjerë.

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu akuzoi se artistët jetojnë në një dhomë dhe një kuzhinë me një rrogë më të vogël se një punonjës i ministrisë, ndërsa politikanët në vila me vlera marramendëse. Bujar Asqeriu u shpreh se këtë vend e drejtojnë hajdutët, që kanë ndërtuar 24 burgje duke futur në birucë të gjithë rininë, ndërsa nuk kanë investuar për të ndërtuar edhe një teatro.

Recommended