Report TV - Rudina Hajdari 'thumbon' Metën: Jo ulërima në shesh, por hapje listash

  • 4 years ago
Rudina Hajdari në përfundim të takimit për reformën zgjedhore u shpreh se është vendosur që në datë 6 mars në takimin e radhës të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në prononcim për mediat kryetarja e grupit demokrat, kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.  'Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë' tha ajo.

Recommended