Report TV -Rudina Hajdari i kërkon 'llogari' Cakajt për 20 diplomatët e shkarkuar
  • 5 years ago
Gjatë një takimi të Komisionit Europian të Integrimit, deputetja demokrate Rudina Hajdari iu drejtua Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj lidhur me shkarkimet e bëra dje në kuadër të reformës të shërbimit diplomatik në Shqipëri. Ajo tha se shkarkimi në mënyrë të papritur dëmton cilësinë dhe shërbimin diplomatik.

Cakaj nga ana tjetër, nuk ngurroi ta korrigjonte se bëhet fjalë për shkarkime dhe transferime ndryshe nga çfarë citoi ajo gjatë Komisionit.

"Dje në cilësinë e ministrit në detyrë keni shkarkuar 20 punonjës paasi thoni se nuk plotësojnë kushtet ligjore. Nuk është bërë asnjë sqarim publik i arsyetuar . Duke cënuar të drejtën e punës ti dëmton cilësinë dhe shërbimin diplomatik në Shqipëri Mund të na thoni pse nuk keni dhënë asnjë shpjegim përse këta 20 punonjës janë shkarkuar? Ju keni vetëm 77 ditë në atë detyrë dhe më duket befasues se si arritët në atë përfundim aq shpejt. Unë uroj shumë që ky vendim të mos ketë qëllime politike.", u shpreh Hajdari.
Recommended