Report TV - 'Ligjet' miratojnë ndryshimet: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore
  • 4 years ago
TIRANE- Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar ndryshimet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe pa koalicione zgjedhore. Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua me të gjitha votat e deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare. PS-ja dhe opozita parlamentare ranë dakord në pikën që 'nuk shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu, e as që ndalohen koalicionet'. PS propozon që detajet e këtyre cështjeve do të saktësohen më tek në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin.
Recommended