Listat e deputetëve hapen vetëm për burrat, bien edhe koalicionet parazgjedhore - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 2021 shqiptarët do të votojnë jo vetëm partinë, por edhe për kandidatët për deputetë. Komisioni i ligjeve miratoi me unanimitet ndryshimet në Kushtetutë të cilat parashikojnë se të paktën 2/3 e listës së kandidatëve për deputet duhet të jetë e hapur, ndërkohë që për të mbrojtur përfaqësimin e zonjave në parlament, do të ruhet një pjesë e mbyllur e listës.KLOTILDA BUSHKARELATORE, PSNiveli i pragut do të lihet për t?u përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Në Kushtetutë do të vendosim çështjet parimore. Por edhe Kodi miratohet me shumicë të cilësuar dhe e njëjta praktikë të vendoset bashkërisht. Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore.Socialistët vendosën të tërhiqen nga togfjalëshi ?nuk lejohen koalicionet parazgjedhore?, por ata zgjodhën një tjetër teknikë legjislative duke hequr nga kushtetuta pjesën që ?Kandidatët për deputetë paraqiten nga koalicionet zgjedhore?, saktësim që ishte vendosur në vitin 2008. Në arsyetimin e këtij ndryshimi juristët argumentojnë se koalicionet në fakt bien ndesh me hapjen e listave.Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit. Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor.Por deputetët vendosën të tërhiqen nga përcaktimi i pragut në Kushtetutë, duke i lënë këto detaje për t?u saktësuar në kodin zgjedhor.Miratimi final i ndryshimeve Kushtetuese është përcaktuar të zhvillohet në seancën parlamentare te 30 korrikut.
Recommended