Report TV -Rama: Hapim listat pa ndryshuar sistemin, ndalohen koalicionet parazgjedhore
  • 4 years ago
TIRANE-Konsensusi i arritur në datë 5 qershor për reformën zgjedhore mes PS-PD dhe LSI-së është futur në një tjetër spirale krize. Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat dhe deklaroi se Partia Socialiste mbështet nismën për hapjen e listave. Për këtë, tha Edi Rama, nuk ka nevojë që të ndryshohet sistemi, pasi do të bëhet me korrektim në Kodin Zgjedhor. "Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shprehë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë. Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim" tha ai duke plotësuar kështu kërkesën e opozitës parlamentare që e cilësoi si një fitore të parë.
Recommended