Rama: 5 qershori s’ndryshon/ “Parlamenti do votojë edhe hapjen e listave, koalicionet nuk ndalohen”

  • 4 years ago
Fjalën e urtë popullore të dy këmbëve në një këpucë, kryeministri Edi Rama e përdori nga foltorja e parlamentit si përgjigje për kundërshtitë e forta të ndryshimeve kushtetuese nga kryedemokrati Basha.


?Unë vërtet e kam 46, por këmbën e majtë s?ma nxë. Ne bëmë një lëshim të madh, jo sepse nuk kishim rrugë tjetër, por kjo ishte rruga më e mirë për të përfshirë opozitën jashtëparlamentare në procesin politik. Është një motiv që të kuptojmë se PS dhe unë personalisht nuk kemi një qasje autoritariste, sepse ishte rasti për të bërë të kundërtën nëse do ishim të tillë. Dhe do thoshim; kush jeni ju? Ju s?jeni në Kuvend. S?përfaqësoni askënd përveç vetes?, u shpreh Rama.

Pasi e vlerësoi Myslim Murrizin si të palodhur, kryeministri i kërkoi respektimin e kufijve të kërkesave.

?Ti Murriz, dhe të tjerët, keni një huq nga partia që vini, që i doni të gjitha. Jeni mësuar se po të bërtasësh shumë dhe po të vësh kushte, do marrësh diçka më shumë. E kuptoj! Është zakoni i të voglit. Keni qenë gjithë jetën pakicë dhe qani më shumë. Por kjo është e pamundur. Më mirë herët se vonë, marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të gjejmë rrugën që të jemi dakord.?

Meraku i Myslim Murrizit adresuar kryeministrit lidhej me pjesën e 1/3-ave të listave të mbyllura.

?Nuk ju kërkoj të prishni marrëveshjen e 5-qershorit. Por ta ndajmë, për përfaqësimin gjinor, këtu janë listat. Për 8 muaj po deshi gardiani, do të dalë data e zgjedhjeve. Nëse unë shoh në lista nga këta burrat tuaj, do më jepni leje t?i quaj ata burrnesha??- tha Murrizi.

Koalicionet parazgjedhore nuk zhduken tha kryeministri, por zëvendësohen nga ?koalicionet e moderuar?.

?Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t?i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë. Do futesh aty ku dole. Por në koalicion. Dhe e fundit që kam; sa herë që ky parlament merr vendime iu dilni pa nënë e pa baba?, deklaroi Rama.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJ...

Recommended