E plotë, Meta: Nëse ndalohen koalicionet nuk e njoh kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e 2021
  • 4 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nëse kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e vitit të ardhshëm. "Kushtetuta në nenin 96 njeh koalicionin e partive politike, kur sanksionon se presidenti në fillim të legjislaturës dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën në Kuvend. Ndryshimet e propozuara nëse vazhdojnë dhe miratohen do të krijojnë përplasje të fortë me këtë dispozitë që i njeh kompetencën presidentit për emërimin e kryeministrit që ta pranojë nga partia apo koalicioni që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor" tha ai.
Recommended