Ekskluzive/ Presidenti ambasadorëve: Parlamenti të tërhiqet nga ndryshimi i Kushtetutës

  • 4 years ago
Presidenti Ilir Meta, në takimin me ambasadorët e vendeve të BE u paraqiti një dokument në Anglisht që disponohet nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu.


Kreu i shtetit ngre alarmin se ndryshimet kushtetuese po ndodhin në mënyrë të njëanshme.

?Mirëprita votimin në parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit. Parlamenti I tanishëm duhet të tërhiqet nga çdo tentativë për të miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet në nivel kushtetues. Ky parlament nuk gëzon legjitimitet politik. Më e rëndësishmja ky parlament me vetëm 122 deputetë nuk e ka kuorumin e duhur kushtetues të 140 deputetëve. Miratimi ndryshimeve kushtetuese me shpejtësi pa pasur një proces shterues si asnjëherë më parë përmes një parlamenti të kontestuar dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese , minon rendin kushtetues, stabilitetin dhe përfaqësimin demokratik? thuhet në këtë dokument.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë edhe një tjetër argument përse sipas tij nuk është moment të ndërhyhet në gur-themelin e shtetit.

?Një numër i konsiderueshëm kushtetutash evropiane ka ndalesa për sa i përket kohës se nuk ndërhyhet në kushtetutë, gjatë kohës së luftës, emergjenca apo situata të ngjashme. Kushtetua shqiptare në mënyrë eksplicite ndalon ndryshimet kushtetuese gjatë pasjes së masave emergjente. Megjithatë ky parlament prezantoi iniciativën e ndryshimeve kushtetuese gjatë kohës kur janë në fuqi masat e emergjencës duke synuar datën 30 Korrik 2020 për miratimin e ndryshimeve? thekson presidenti Meta.

Më herët Top Channel publikoi një dokument të dytë që presidenti ia paraqiti ambasadorëve për sa i përket miratimit të ligjit për Gjykatësit dhe Prokurorët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#BE#TopChannel

Recommended