Ora News - Kodi Zgjedhor, pedagogët: Ndryshimi i kushtetutës i vështirë, pragu jo më shumë se 3.5%

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pavarësisht marrëveshjes PS - PD për Kodin Zgjedhor Këshilli Parlamentar i Legjislacionit ka vazhduar diskutimet për reformën elektorale të kërkuar nga opozita e re. Në diskutimet më Shoqërinë Civile u theksua se pragu i kërkuar për të marrë 1 mandat deputeti 5 për qind është i lartë dhe se ndryshimi i Kushtetutës po ashtu konsiderohet i vështirë.

Propozimi i opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor është diskuktuar me Shoqërinë Civile në një seancë online me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Drafti i cili kërkon dhe rishikimin e Kushtetutës është mbrojtur nga deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi.

Murrizi: Kërkesa jonë është e vazhdueshme prej muajit shkurt-mars të 2019 ndaj ne kemi propozuar ndryshimin e sistemit që prej 21 majit të 2019. Dy vjet para zgjedhjeve, ndoshta është koinçidensë por fryma qytetare në një masë të madhe prej 80 përqind nga sondazhet që ne kemi bërë kërkon të njëjtën gjë që ne sëfundmi e kemi kërkuar ndryshim kushtetues.

Pedagogët nga e tyre shprehën rezerva për ndryshimin e kushtetutës, teksa e konsideruan të lartë pragun 5 për qind që një parti të marrë një mandat deputeti.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kodin-zgjedhor-pedagoget-ndryshimi-i-kushtetutes-i-veshtire-pragu-jo-me-shume-se-35

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended