Top News - Ndryshimi i Kushtetutës/ PS-PD, replika në distancë

  • 4 years ago
Çështja e listave te hapura te kandidateve permes ndryshimit te Kushtetutes, është bërë shkak për shkëmbimin e relikave mes palëve duke reflektuar edhe qëndrimet përkatëse. I pari ka reaguar përfaqësuesi i PS në Këshillin politik përmës Damian Gjiknuri përmes një statusi në facebook ku ka folur për sfidat që vijnë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese .Gjiknuri nuk ka përjashtuar as hapjen 100% të listave të kandidatëve, kërkesë kjo e opozitës së bashkuar. ?Mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare, pas miratimit të amendimit kushtetues për hapjen e listave do duhet të ulen bashkarisht për të analizuar efektet anësore që krijohen. Do duhet të vendosim parashikimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor të cilat mundësojnë mbarëvajtjen e procesit?, thuhet ne postimin e gjiknurit. Por ai është ndalur edhe tek çështja e koalicioneve parazgjedhore që më ligjin aktual, ka rezultuar se shumë parti që përfshihen në këto grupime nuk arijnë të marrin votat minimale. ?Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista unike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduktimin e numrit të partive ?fantazma? në fletën e votimit. Qytetarët do të kishin të drejtën të zgjidhnin përveç partisë edhe për kandidatin e tyre të preferuar, por pa cënuar administrimin e procesit, votimin, numërimin në kohë dhe nxjerrjen e rezultatit?, thuhet ne postimin e Gjiknurit. Nderkaq Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi permes nje statusi në facebook i është përgjigjur Gjiknurit, duke i kujtuar se ai është pjesë e një çeshtjeje hetimore që lidhet me blerjen e votave. Sipas Bardhit opozita politike e vendit nuk do të pranojë asnjë ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës. ?zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike. I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët?, thuhet ne postimin e Bardhit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y1...

Recommended