Anulimi i zgjedhjeve, në asnjë pikë të kushtetutës! Argumentet e PS pse 'zhdekretimi' është nul
  • 5 years ago
Vendimi i presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet vendore duket se e ka shtuar më tepër krizën institucionale se sa i dha zgjidhje ngërçit politik. Akti për anulimin e zgjedhjeve nuk është i parashikuar në Kushtetutë e për pasojë cilësohet një akt nul nga juristët e Partisë Socialiste por edhe nga një pjesë e konstitucionalistëve. Për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, Kushtetuta ka vetëm një parashikim në nenin 92 pika ?gj?, ku thuhet se Presidenti ?cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve?. Ndërsa për anulimin e datës së zgjedhjeve apo shtyrjen e tyre nuk ka asnjë parashikim.Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2017 kur ish-Presidenti Bujar Nishani, shtyu datën e zgjedhjeve në Kavajë dhe zgjedhjet e përgjithshme për një javë, më datë 25 qershor. Por ndryshe nga atëherë kur vendimi u mor pas marrëveshjes së 17 majit mes dy forca politike kryesore, tani Meta e ka vendosur vetë pa konsultuar të paktën zyrtarisht me asnjë parti politike.

Edhe ne 2017 presidenti Bujari Nishani e argumentonte vendimin e tij në bazë të nenin 92 të Kushtetutës si dhe të nenit 9 te ?Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë? që nuk parashikojnë shtyrje apo anulim të datës së zgjedhjeve, por vetëm caktim date.

Shumë konstitucionalist shprehin shqetësimin se kjo krizë mund të pasojë rrezikun e një krize më të madhe institucionale. Ka interpretime të ndryshme ligjore edhe sa i përket përfundimit të mandatit të kryebashkiakvë dhe Këshillave Bashkiakë.

Kodi Zgjedhor, i cili prevalon mbi ligjet në nenin 10, pika 2 parashikon që: ?Mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore?.
Recommended