Meta: Revolucion nëse nuk nderhyn SPAK

  • 4 years ago
Ilir Meta ishte i prerë kur deklaroi në studion e ?Opinion? se në 2 Mars nuk do të dalë në shesh për të rrëzuar Edi Ramën, por nëse institucionet e drejtësisë nuk do të funksionojnë, apo bëhen palë me qeverinë duke shpërfillur shkeljen e Kushtetutës, ai është gati të shkojë edhe në revolucion.

Përballë gazetarëve, Presidenti risolli dhe njëherë të gjithë faktet që ai ka analizuar dhe bërë publike, sipas të cilave, maxhoranca u përpoq t?i merrte kompetencat duke shkelur ligjin, Kushtetutën dhe falsifikuar dokumentet zyrtare.

Edhe pse gjatë gjithë harkut kohor prej më tepër se një viti, është përbetuar se Kushtetuta është gjëja më e shenjtë për të, Meta, pavarësisht hezitimeve të vogla pranoi t?ia dhuronte gazetarit Blendi Fevziu kopjen personale të librit themeltar të shtetit, në këmbim të një stilolapsi që nuk përjashtoi mundësinë që do ta përdorte për të firmosur dekretin e 2 Marsit, apo dekrete të tjera më të rëndësishme, pa zbuluar ende për çfarë bëhet fjalë.

Tv Klan

Recommended