Ora News -Ura rrezikon jetën e banorëve në Zall Herr: Bojkotojmë zgjedhjet, nëse bashkia nuk ndërhyn
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Rreth 70 familje në fshatin Pinar të Tiranës i bëjnë thirrje Bashkisë Tiranë të kthejë vëmendjen nga ata. Ura e cila është në gjendje të degraduar prej vitesh u ka rrezikuar jetën, ndaj i kërkojnë pushtetit vendor të ndërhyjë, ndryshe kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve.

Ka më shumë se 30 vite që ajo është ndërtuar dhe me kalimin e kohës gjendja e saj sa vjen dhe degradohet.

Dërrasat që janë mbi të duket se do thyhen, ndaj edhe ata që kalojnë aty janë të rrezikuar në çdo çast.

Banorët thonë se rreziku shtohet veçanërisht në periudhën e dimrit ku fillojnë dhe shirat.

?Është shumë vështirë se kalojnë fëmijë shumë të vegjël, sidomos në dimër kur mund të hiqen edhe dërrasat.?

?Për fëmijët është e rrezikshëm se këtu kalojnë fëmijët, por nuk ka mënyrë tjetër për të kaluar.?

Madje një prej banorëve tregon se ka rënë nga ura.

?Unë kam rënë nga ura poshtë para disa vitesh, edhe djali 3 vjeç ka rënë poshtë ka thyer krahun. Në këtë urë mezor kalojmë.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ura-rrezikon-jeten-e-banoreve-ne-zall-herr-bojkotojme-zgjedhjet-nese-bashkia-nuk-nderhyn/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended